Policia për protestën te ZRRE: Aktivitet i paparalajmëruar, u arrestuan 12 protestues

Policia e Kosovës ka thënë se në protestën e sotme tek Zyra e Rregulallatorit të Energjisë kundër shtrenjtimit të rrymës, ka arrestuar 12 protestues.

Zëdhënësja e Policisë pë Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka deklaruar se ata kanë shpërfillur urdhrat e zyrtarëve policorë dhe se i kanë penguar disa zyrtarë të hyjnë në zyrat e tyre.

“Sot rreth orës 08:00 në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, disa persona kanë zhvilluar një aktivitet të paparalajmëruar. Të njëjtit kanë shpërfillë urdhërat e zyrtarëve policor dhe kanë penguar disa zyrtarë të hyjnë në zyrat e tyre. Duke u gjendur në rrethana të tilla, policia ka shoqëruar në stacionin policor 12 prej protestuesve dhe aktualisht të njëjtit janë duke u proceduar konform autorizimeve policore në koordinim me Prokurorin e shtetit”, ka deklaruar Ahmeti.

Në mesin e të arrestuarve është edhe analisti Dibran Hoxha. Ai tha se Policia “na kanë shkel me qizme në kry e në këmbë”.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…