Osmani bën thirrje për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e shpejtë të Qeverisë: Globi nuk na pret, s’përzihem në çështjen e koalicioneve

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për konstituimin e shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë brenda afateve kushtetuese.

Osmani ka thënë se zhvillimet globale nuk e presin Kosovën.

“Ju po i shihni zhvillimet gjeopolitike, globi nuk na pret neve. Është me rëndësi që sa më parë të kemi konstituimin e Kuvendit dhe formimin e një qeverie brenda afateve. Kosova ka shumë punë për të bërë”, tha Osmani.

Ajo po ashtu tha se nuk përzihet në çështjen e koalicioneve. Osmani tha se në të kaluarën ka pasur presidentë që janë përzier në çështje të koalicioneve, por shtoi se këto janë çështje partiake.

“Siç e dini, si presidente nuk kam të drejtë vote dhe megjithëse në të kaluarën ka pasur raste kur presidentë janë përzier në çështje të koalicioneve, unë i konsideroj ato çështje partiake dhe si të sipas Kushtetutës, nuk janë detyrë e imja. Jam  besimplotë që institucionet përkatëse, në këtë rast  deputetët do të japin maksimumin për të siguruar që seanca të jetë e suksesshme”, ka shtuar Osmani.

Presidentja Osmani ka caktuar 15 prillin, si datë për seancën konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar Presidenca e Kosovës ditën e djeshme.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025”,  u tha në njoftim.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…