IHMK njofton se është ngritur niveli i disa lumenjve – Paralajmëron reshje shiu e vërshime të shpejta

 

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se për reshjet e shiut kanë shkaktuar ngritje të niveleve nëpër disa lumenjtë, e që të cilat mund të shkaktojnë vërshime gjegjësisht përmbytje.

Nga IHMK është bërë e ditur se situata më e rënduar është në Pellgun e Lepencit, Morava e Binçës, Bistrica e Pejës, Bistrica e Prizrenit dhe Bistrica e Deçanit.

‘‘Këtë e vështirësojnë akoma me shume, reshjet e shiut te cilat pritet të bien gjate orëve dhe ditëve ne vazhdim’’, thuhet mes tjerash nga IHMK.

Po ashtu, në njoftim thuhet se edhe gjatë ditëve në vijim pritet të ketë reshje të shiut, të cilat mund të krijojnë vërshime të shpejta.

Njoftimi:

Të nderuar, duke pasur parasyshë situatën e përgjithshme meteorologjike, sidomos ditëve të fundit, e përcjellur me reshje shiu, të cilat në disa zona të vendit kanë qenë me intensitet nga i ulët deri mesatarë dhe me kohëzgjatje relativisht të gjatë, kanë shkaktuar ngritje të niveleve nëpër disa lumenjë, sidomos atyre me karakter malor. Kështu situata më e rënduar është në Pellgun e Lepencit, Morava e binçës, Bistrica e Pejes, Bistrica e Prizrenit, Bistrica e Deqanit, ku nivelet aktualisht janë në mgritje të cilat mud të shkaktojnë vërshime gjegjësisht përmbytje.

Aktualisht zonat më të rrezikuara janë: vendbanime të Hanit të Elezit, Kaçanikut, Dragashit, Pejes, Deqanit pastaj në pellgun e Moravës së Binçës etj.

Kete e veshtersojne akoma me shume, reshjet e shiut te cilat pritet te bien gjate oreve dhe diteve ne vazhdim.

Per informacione ne detaje, ju mbajme te informuar gjate oreve dhe diteve ne vazhdim.

P.s. Kerkohet vemendje e shtuar, sidomos ne zonat/komunat e lartecekura

PARASHIKIMI

Edhe gjatë ditëve në vijim pritet të ketë reshje shiu, në disa pjesë të vendit me intensitet nga mesatarë deri të lartë, të cilat mund të krijojn vërshime të shpejta.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…