E quajti “Dita e çlirimit”, Trump sot pritet të zbatojë vendimin që mund të ndryshojë ekonominë globale

 

 

2 prilli është një ditë e rëndësishme për ekonominë globale, një ditë që Donald Trump e ka quajtur “Dita e Çlirimit”. Ky është momenti kur Shtetet e Bashkuara zbatojnë tarifat e tyre të reja mbi produktet e importuara.

Po çfarë janë tarifat e reja dhe çfarë prekin ato?

Paketa e re e tarifave është shumë më e gjerë se ato të mëparshmet. Ajo përfshin një rritje prej 20% për shumicën e produkteve, ndërsa tarifat për çelikun dhe aluminin janë tashmë aktive dhe janë rritur me 25%. Por, ky është vetëm fillimi.

Trump ka njoftuar se tarifat mund të zgjaten në sektorë të tjerë, përfshirë ushqimin, automjetet, farmaceutikën, mekanikën, pajisjet elektronike dhe industrinë kimike. Këto masa synojnë të ulin deficitin tregtar të SHBA-së, i cili është rritur në mënyrë dramatike gjatë viteve të fundit, duke arritur deri në 100 miliardë dollarë në fund të vitit 2024.

Përveç kësaj, Trump ka theksuar se këto tarifa do të motivojnë kompanitë amerikane të kthehen në SHBA dhe të prodhojnë aty, për të shmangur taksat. Kjo ka shkaktuar frikë se konsumatorët amerikanë mund të përballen me çmime më të larta për disa produkte, përfshirë makinat dhe pajisjet elektronike.

Nga ana tjetër Evropa ka kërcënuar me kundërmasa. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen deklaroi se përgjigja do të jetë e fortë, ndërsa mediat kanë zbuluar planin e BE.

Synimi është që të taksohen sa më shumë produktet e kompanive amerikane që mbështesin Partinë Republikane në SHBA. Këto përfshijnë druri i prodhuar në Xhorxhia dhe Alabama, bagëtitë që importohen nga Kansas dhe soja që vjen nga Luiziana.

Përveç kësaj, është duke u shqyrtuar mundësia e kufizimit të investimeve amerikane në Evropë dhe pjesëmarrjes së kompanive amerikane në tenderët publikë në vendet e BE-së. Këto masa do të kenë një ndikim të konsiderueshëm në marrëdhëniet tregtare ndërkombëtare dhe mund të krijojnë tensione më të mëdha në tregun global.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…