“Asnji cent ma shumë”, aktivistët kundër shtrenjtimit të rrymës bllokojnë ZRRE-në

 

 

Disa aktivistë kundër shtrenjtimit të rrymës, kanë bllokuar nga mëngjesi i së mërkurës Zyrën e Rregullatorit të Energjisë.

Ata kanë thënë se bllokimi do të vazhdojë deri në zotimin publik nga ZRRE se nuk do ta miratojë rritjen e çmimit të rrymës për 15 përqind.

“ZRRE-ja është në bllokadë. Bllokimi do të vazhdojë deri në zotimin publik nga ZRRE se nuk do ta miratojë rritjen e çmimit të rrymës për 15%. Vetëm atëherë mund t’i kthehen punës”, thuhet në lajmërimin e tyre në Facebook.

Gjatë ditës së djeshme kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu tha se vendimi për tarifa të reja pritet të merret më 11 shkurt.

“Jo, ende nuk është marrë vendimi. Në fuqi mbesin tarifat ekzistuese. Vendimi pritet të merret më 11 prill. Varësisht se si vendos bordi, ato mund të hyjnë në fuqi retroaktivisht nga 1 prilli ose nga 1 maji, kur është edhe periudha e faturimit, pasi që s’ka kuptim që kjo të bëhet në gjysmë të muajit”, tha Fejzullahu

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…