Walker i tha Felix “ti nuk je Messi” pasi nuk pasonte, pamjet virale që po qarkullojnë nëpër rrjetet sociale

 

 

Mbrojtësi i krahut, Kyle Walker u kap në kamera teksa tha një deklaratë interesante duke i dhënë udhëzime sulmuesit Joao Felix në pushimin në mes të pjesëve përgjatë ndeshjes Napoli-Milan.

Teksa kuqezinjtë e Milanit ktheheshin në fushë në fushë, Walker u pa i frustruar në korridorin e stadiumit të napoletanëve duke i thënë Felix “Pasoje topin, askush nuk është Messi”, shkruan KFVA.

Walker siç duket ishte i pakënaqur me vendimmarrjen e Felixit me top.

Gjatë 45 minutave të parë, Felix është parë duke mbajtur më shumë topin se sa duhet.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2-1 në të mirë të Napolit, që i dha shtysë drejt kreut të tabelës. /KFVAgency.com/ 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…