Italia do t’i dhurojë Shqipërisë një anije ushtarake, zbulohet data kur mbërrin në Durrës

 

 

Pak ditë pasi kryeministri Edi Rama shprehu ambicien e fortë për të fuqizuar Flotën Detare të Shqipërisë me një anije patrulluese dhe tre anije luftarake, konfirmohet se Italia do t’i dhurojë vendit tonë një anije të tipit korvetë.

Mësohet se anija korvetë e klasit Cassiopea, që i ka shërbyer marinës ushtarake italiane do të mbërrijë në portin e Durrësit më 8 prill, në orën 09:00 të mëngjesit.

Me rastin e dhurimit të anijes ushtarake nga qeveria italiane për Forcën Detare shqiptare do të zhvillohet edhe një ceremon. Në ceremoni pritet të marrë pjesë edhe ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ndërsa korveta pritet të dorëzohet nën shoqërinë e krenarisë së marinës italiane, Amerigo Vespucci.

Këto lloj anijesh janë më të vogla se shkatërruesit ose fregatat, por janë të pajisura për detyra të ndryshme detare, të tilla si mbrojtja ose mbikëqyrja bregdetare.

Klasi “Cassiopea” është një seri prej katër anijesh patrullimi të marinës ushtarake italiane, të cilat janë ndërtuar në fund të viteve 1980 sipas standardeve civile dhe janë të dizajnuara për patrullim në zona të sigurta

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…