by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Deputeti i ardhshëm i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Agim Bahtiri, është i bindur se qeveria e Albin Kurtit do të marrë mbështetje nga deputetët e Nismës Socialdemokrate, duke përmendur se Fatmir Limaj është gati ta përkrahë pa asnjë kusht, shkruan KFVA.
Bahtiri u shpreh se Limaj ka dhënë një kontribut të çmuar për bashkimin e vendit dhe ka mbështetur proceset për të mirën e Kosovës, pavarësisht se do të jetë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje apo jo.
“Kam njohuri se ai është në gjendje ta përkrahë Lëvizjen Vetëvendosje pa asnjë kusht, për të çuar përpara proceset që ai mendon se janë për të mirën e vendit. E vlerësoj pozitivisht dhe e falënderoj për guximin dhe bindjen e thellë që ka për të mirën e vendit,” tha Bahtiri.
Ai shtoi se kjo mbështetje do të realizohet pas përfundimit të proceseve ligjore të zgjedhjeve dhe se, siç potencoi, “deputetët kanë të drejtën të lëvizin, sepse populli i ka votuar”
Ndërkohë, anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Vesel Krasniqi, ka hedhur poshtë raportimet në media që sugjeronin se tre deputetët e Nismës do të votojnë pro formimit të Qeverisë Kurti, por pa u përfshirë në koalicionin qeverisës.
Krasniqi e ka quajtur këtë informacion spekulime dhe ka sqaruar se për momentin “s’ka asnjë lëvizje” nga ana e partisë.
Ai shtoi se Nisma mbetet e përkushtuar në deklaratat e mëhershme të kryetarit të partisë, Fatmir Limaj, i cili pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, në paraqitjen e tij të parë dhe të vetme publike, refuzoi të vendosë “vija të kuqe” për Lëvizjen Vetëvendosje, duke shprehur gatishmërinë për diskutime për çështje me rëndësi nacionale.
Nisma Socialdemokrate do të ketë tre deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit ka garuar në koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet përfundimtare të enjten më 27 mars dhe bazuar në to LVV-ja ka fituar 48 ulëse, PDK-ja e dyta me 24 ulëse, LDK-ja 20 dhe koalicioni AAK-Nisma 8 ulëse.
Gjatë gjashtë orëve të fundit në Kosovë janë raportuar gjithsej 80 vatra zjarri, nga të cilat 35 mbeten ende aktive, ndërsa 45 janë lokalizuar dhe janë nën kontroll. Situata më e vështirë paraqitet në Komunën e Klinës, ku zjarret vazhdojnë të shkaktojnë dëme në fshatrat Siqevë dhe Resnikë. Megjithatë, fatmirësisht deri tani nuk
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka deklaruar se kryeministri tash në detyrë, Albin Kurti është ftuar dy herë për të dhënë deklaratë lidhur me hetimet për rezervat shtetërore, por nuk është paraqitur. Sipas tij, Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata që Kurti të sillet me forcë, por kjo kërkesë nuk është aprovuar. Sipas
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka dhënë detaje të padëgjuara më parë për vendimin për tërheqjen e urdhër-arrestit ndaj Milan Radojiçiqit në vitin 2021, i cili ishte lëshuar në lidhje me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Kryeprokurori Blerim Isufaj tha se deklaratat e tij të mëhershme lidhur me këtë çështje mund
Disa persona kanë vdekur pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në jugperëndim të Gjermanisë, raportojnë mediat gjermane. Policia tha se të paktën tre persona u lënduan gjithashtu në aksidentin pranë qytetit Riedlingen në shtetin e Baden-Württemberg. Raportet thonë se pak më parë kishte pasur një stuhi në zonë, shkruan KFVA. Raportohet