Tragjedi në Podujevë: Nëna tenton të ngufasë katër fëmijët e saj

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur këtë mëngjes në Lagjen e Kuvajtit në Podujevë, ku një grua e moshës 41 vjeçare dyshohet se ka tentuar të ngufasë katër fëmijët e saj. Bashkëshorti i saj ka kërkuar menjëherë ndihmën e Policisë për të shpëtuar fëmijët.

Motivet e këtij akti të rëndë ende nuk janë të qarta.

Pas alarmimit të Policisë, menjëherë janë dërguar në vendin e ngjarjes njësitet përkatëse të Policisë dhe një ekip mjekësor, të cilët kanë arritur të shpëtojnë fëmijët dhe t’i sigurojnë ata nga çdo rrezik.

Sipas burimeve të Sinjalit nga QKUK raportuan se gruaja ka qenë në gjendje të rënduar psikike dhe është dërguar me urgjencë në repartin psikiatrik për trajtim mjekësor. Në këtë moment, fëmijët janë në siguri dhe babai i tyre ka dhënë një deklaratë të detajuar për Policinë në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Prokurori i Shtetit është njoftuar dhe ka urdhëruar që të nisë hetimi për veprën penale “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve”, duke siguruar se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme.

  • Shkrime të ngjashme

    Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…