Tërmeti shkatërron Birmaninë: Mbi 2000 të vdekur dhe pasojat katastrofike!

 

 

Ka arritur në mbi 2000 numri i të vdekurve nga tërmeti 7.7 ballë rihter që goditi Birmaninë të premten, transmeton agjencia “AP”.

Kombet e Bashkuara dhe grupet e ndihmës kanë paralajmëruar se Birmania mund të përballet me uri dhe shpërthim të sëmundjeve. Birmania edhe ashtu ishte e sfiduar nga lufta civile që e ka prekur me vite. Tërmeti kishte epiqendrën në afërsi të qytetit të dytë më të madh të Birmanisë, Mandalay.

Dëmtoi aeroportin e qytetit, shkatërroi rrugët dhe shembi qindra shtëpi e ndërtesa.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë.

  • Shkrime të ngjashme

    Kryeprokurori i Speciales paralajmëron: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve

    Për krimin në Reçak tashmë është ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 21 serbëve. E njëjtë pritet të veprohet shumë shpejt edhe për masakrën në Prekaz ndaj familjes Jashari. Këtë e paralajmëroi kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj. “Kemi me ngrit…

    Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…