Sveçla: Sulmi terrorist në Banjskë vazhdon të mbetet një çështje e pazgjidhur, dorasit e krimit ende të arratisur

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka theksuar se sulmi terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023 ende mbetet një çështje e pazgjidhur, me kryesitë e krimit që janë ende të arratisur, raporton Gazeta KFVA.

Ai ka thënë se vetëm gjatë gjysmës së dytë të vitit 2024, në Kosovë janë regjistruar 11 sulme që përfshijnë përdorimin e pajisjeve shpërthyese, përfshirë sulmet ndaj Stacionit të Policisë në Zveçan dhe ndërtesës së Komunës, si dhe ndaj kanalit të ujit Ibër Lepenc në Zubin Potok, që furnizon Kosovën me 60% të ujit të pijshëm.

“Theksova se sulmi terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023 vazhdon të mbetet një çështje e pazgjidhur, me kryesitë e krimit ende të arratisur. Po ashtu, vura në pah se vetëm në gjysmën e fundit të vitit 2024, në Kosovë kanë ndodhur 11 sulme që përfshijnë përdorimin e pajisjeve shpërthyese, përfshirë sulmet ndaj Stacionit të Policisë në Zveçan dhe ndërteses së Komunës, si dhe ndaj kanalit të ujit Ibër Lepenc në Zubin Potok, i cili furnizon Kosovën me 60 përqind të ujit të pijshëm”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Këtë deklaratë, Sveçla e ka bërë në forumin e ministrave të brendshëm në kuadër të procesit të BRDO’s në Slloveni, ku po qëndron me ftesë të homologut të tij Bostjan Poklular.

Shkrime të ngjashme

Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…