Kujdes! Bëni gati çadrat, fundjava sjell shi dhe stuhi!

 

 

Ditën e shtunë nuk mungojnë intervale me diell, megjithëse të shkurta. Vranësirat dominojnë më shumë qiellin mbi vend, e orëve të pasdites dhe mbrëmjes, priten zhvillime të rrebesheve të shiut, që shoqërohen me ndonjë bubullimë. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga lindja e verilindja, 2-5m/s. Temperaturat minimale zbresin deri në 5C e 6C, e maksimalet shkojnë deri në 15C e 16C.

Mot jostabil parashihet edhe ditëve vijuese nga e diela. Vransirat mbesin më dominuese mbi vend, megjithëse nuk mungojnë intervale me diell, por të shkurta. Kohëpaskohe priten reshje të dobëta shiu, kryesisht lokale. Temperaturat maksimale pësojnë rënie deri në 9C e 10C, ditën e hënë dhe të martë. Minimalet luhaten ndërmjet 5C e 8C. Nga e hëna frynë erëra më të theksuara veriore e verilindore, 5-15m/s.
Pas të reshurave të shumta, ndotësit ajror do të jenë në koncentrime më të ulëta ditëve të fundjavës. Indeksi i cilësisë së ajrit qëndron më shumë në vlera të pranueshme dhe të mira, me ngjyrë të gjelbërt.

Vetëm orëve të mbrëmjes herë herë mund të ketë rritje në vlera të çastit që shtynë indeksin përkohësisht të kaloj në vlera të dobëta.

Shkrime të ngjashme

Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…