E rëndë: Konfirmohet vdekja e punëtorit të ndërtimtarisë te “Albi Mall”

 

 

Një rast mjaft i rëndë ka ndodhur sot në lagjen e Veternikut në Prishtinë, ku një punëtor i ndërtimtarisë te “Albi Mall”, rreth 50 vjeç, shtetas i huaj, ka vdekur në vendin e tij të punës, raporton gazeta KFVA.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 11:00 është marrë informata se një person, rreth 50 vjeç, ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar në një objekt në lagjen Veternik .

Si pasojë  e lëndimeve,  personi, mashkull (shtetas i huaj), ka ndërruar jetë.“, tha ajo.

Lidhur me rastin, Policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.

Shkrime të ngjashme

Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…