by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Gjermania ka thënë se Bashkimi Evropian duket të kundërpërgjigjet me vendosmëri ndaj taksës së re prej 25 për qind që presidenti amerikan, Donald Trump, do ta vendosë ndaj veturave të importuara në ShBA. Me qëndrim të ngjashëm doli edhe Franca.
Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck, tha se Bashkimi Evropian duhet t’u “kundërpërgjigjet në mënyrë të vendosur” taksave të reja nga Shtetet e Bashkuara, raporton televizioni BBC.
“Duhet të jetë e qartë se ne nuk do të dorëzohemi para ShBA-së. Ne duhet të tregojmë fuqi dhe vetëbesim” – shtoi ministri gjerman.
Franca e mbështeti këtë qasje të përbashkët. Ministri i Financave, Eric Lombard, tha se “zgjidhja e vetme” e Evropës është që të hakmerret me taksa ndaj produkteve amerikane.
“Jemi në një situatë ku po vihemi në shënjestër. Ose e pranojmë këtë, me ç’rast kjo nuk do të ndalet kurrë, ose kundërpërgjigjemi” – deklaroi ministry francez.
Ai e theksoi nevojën për ta “ribaraspeshuar fushën e lojës” në mënyrë që Shtetet e Bashkuara “të detyrohen për të negociuar”.
Kryeministri kanadez, Mark Carney, i quajti taksat e reja amerikane “sulm të drejtëpdrejtë” ndaj vendit të tij dhe industrisë kanadeze të veturave, duke shtuar se ato “do të na lëndojnë”, por se po diskutoheshin opsione tregtare.
Ndërkohë, Kina e ka akuzuar presidentin Trump për shkelje të rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë.
“Nuk ka fitues në një luftë tregtare ose në një luftë taksash. Zhvillimi dhe mirëqenia e asnjë shteti nuk është arritur përmes vendosjes së taksave” – tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës.
Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-29 km/h. Temperaturat minimale do të sillen prej 10 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 31 deri në 34°C.
Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në Gazë, duke thënë se ata janë aq të dobët fizikisht sa nuk munden as të qajnë. Duke iu adresuar mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur
Sulmi i dytë izraelit në spitalin Nasser në Gaza ishte “i paramenduar”, thotë ambasadori palestinez në OKB. “Sulmi i dytë në spitalin Nasser ishte një sulm i paramenduar ndaj mjekëve dhe gazetarëve që mbërritën në vendngjarje pas sulmit të parë”, tha Riyad Mansour në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale lidhur me krimet e kryera gjatë Luftës së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e dokumentimit dhe kujtesës historike. Në statusin e tij, Kurti e përshkruan Luftën e Kosovës si një projekt shkatërrimi dhe plaçkitjeje nga forcat serbe, me