“Prej qytetarëve e ki”: Dibran Hoxha e gjuan me tortë kryesuesin e Bordit të ZRrE-së

Analisti Dibran Hoxha i ka hedhur një tortë me mbishkrimin “15%” kryesuesit të Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, në shenjë preteste ndaj deklaratave të tij mbi rritjen e çmimit të rrymës.

Fejzullahu ngjalli reagime të ashpra pas një propozimi absurd për qytetarët që mund t’i ketë shqetësuar rritja prej 15% e çmimit të energjisë elektrike.

Ai thotë se mund të gjeni rrymë tjetër ku dhe të lidhni kontrata me furnizues të tjerë.

“Na e kemi edhe një mundësi tjetër, qytetarët i kishim lutë, të gjithë ata, kjo është detyrim i ZRrE-së për me i përcaktu cmimet për shtëpiakët dhe bizneset e vogla. Mirëpo qytetarët kanë të drejtë me shku me negociu me cilindo furinuzes privat të licencuar nga ZRRE, të gjejnë çmime më të favorshme se këto që janë të përcaktuara nga ana e ZRrE-së.” – tha ai mes tjerash.

Shkrime të ngjashme

Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…