by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Vijojnë replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Lulzim Basha. Sipas kryeministrit Basha ka aq frikë nga kryedemokrati Sali Berisha, aq sa nuk i përmend emrin atij.
Basha: O Rame si paske thën sot e kam zemër Lulin.
Rama: E thash o Lul, ndjesë, kërkoj falje, e di që ti nuk do ta marrë vesh mileti këtë dashurinë tonë, por ça të bëj më foli zemra, po më plaste.
Basha: Sa zemër më ke ti mo Rame, e mori vesh gjithë bota kur korruptove McGonigal mem bo gropën, por re vetë mrena.
Rama: Unë gjithmonë kam ra mren mor burrë sa herë jam marrë me ty, gropë më gropë, dërrmim, por nuk vej men se ta thash nuk më le zemra, rënkon e shkreta, Luli e s’ka tjetër.
Basha: S’të ndahet zemra nga bufi ty o Rame, vetëm ai të mban në pushtet, ai t’i dha votat.
Rama: Atë buf s’e kam dasht kurrë, dhe ti e di shumë mirë dhe se kuptoj çfarë po flet, ti ke frikë t’ia përmendësh emrin, po të ndjek edhe në fushatë. Mazalla si nuk ua thu euroatlantikëve të vërtetat për bufin, për kënetën, për Gaz ballokumen, për tjetrin, vjen vërdallë si reja e nënshpinës nëpër pantallona o Rame, o Rame, aman o burr nxirre atë jatagan, siç e nxirrje kur më zmbrapsshe mu, nxirre edhe shpëtoji demokratët nga hataja që i pret se do ngelen mren në kënetë.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po i shqyrton mundësitë ligjore për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për sqarim të aktgjykimit për e seancës konstituive. Kështu deklaroi këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina. Kupina tha se Omani po e shqyrton këtë mundësi për t’i qartësuar pasojat juridike nëse kuvendi nuk konstituohet
Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar Gjykata e Lartë e Suboticës ka vendosur vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për 30 ditë të tjera ndaj ish-policit Arbnor Spahiu, i cili u ndalua me pretendimet për përfshirje në rastin e Banjskës. Nga MPJ thonë se përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd, po vazhdon përpjekjet
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Departamentin e Shtetit me Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan, me të cilin ka biseduar për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përmes një njoftimi, Osmani ka bërë të ditur se gjatë takimit është ritheksuar përkushtimi i ndërsjellë
Ministri në detyrë i financave, Hekuran Murati, ka ndarë një lajm të mirë me ndjekësit. Murati ka bërë të ditur se Banka Botërore e ka larguar Kosovën nga Lista e Shteteve Fragjile dhe në Situatë Konflikti. “Pas mëse 15 vitesh si shtet anëtar në Bankën Botërore, këtë javë kemi pranuar njoftimin që Kosova