Fundoset një nëndetëse turistësh afër Egjiptit, frikë për të paktën gjashtë të vdekur

 

 

Ekziston frika se të paktën gjashtë persona kanë vdekur, pasi një nëndetëse turistësh u fundos në Detin e Kuq.

Disa njerëz janë lënduar dhe 29 janë shpëtuar pas incidentit që ndodhi afër qytetit egjiptian Hurghada të enjten herët, raporton televizioni BBC.

Rreth 40 pasagjerë ndodheshin në nëndetëse. Nëndetësja e quajtur “Sindbad” u fundos afër limanit, raporton gazetari Wael Hussein i BBC-së nga Kajroja.

Kjo nëndetëse ka qenë duke u shfrytëzuar për lundrime me turistë në zonën e Hurghada-s për disa vjet.

Ambasada ruse në Egjipt tha se të gjithë turistët brenda nëndetëses ishin rusë.

Përmes një shkrimi në rrjete sociale, kjo ambasadë tha se në nëndetëse ndodheshin 45 pasagjerë, përfshirë disa fëmijë.

Më tej, në njoftim thuhet se katër njerëz kanë vdekur dhe se ambasada pop ret të dhëna për disa pasagjerë të tjerë.

Incidenti ndodhi rreth orës 10:00 sipas kohës lokale, vetëm rreth 1 kilometër larg bregdetit, sipas ambasadës ruse në Kajro.

Shkrime të ngjashme

Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…