PDK alarmon për shtrentjimin e tretë të rrymës, s’përjashton kontestimin e vendimit të ZRrE-së në kushtetuese

 

 

Shtrenjtimi i tretë me radhë gjatë qeverisjees së Albin Kurtit, ka bërë që Partia Demokratike e Kosovës t’i adresohet publikut përmes një konference për media – duke mos përjashtuar kontestim të vendimeve kontraverze të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, që funksionon brenda Zyrës së Kryeministrit, në Gjykatën Kushtetuese.

Ferat Shala i PDK-së tha se shtrentjimi i sërishëm i rrymës elektrike do të rëndojë jetën e qytetarëve dhe bizneseve – duke shtuar barrë edhe ashtu të rëndë.

“Vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për të detyruar bizneset të paraqiten në KEDS për tregun e hapur do të krijojë pasiguri dhe vështirësi të mëdha për ta. Për më tepër, mungesa e konkurrencës reale në tregun e energjisë do të thotë vetëm një gjë: çmime më të larta dhe kushte më të pafavorshme për konsumatorët”, tha Shala.

“Përkundrazi, duke u fshehur pas terminologjisë së “liberalizimit të tregut”, ajo po e shtyn një skenar të rrezikshëm që rëndon mbi familjet dhe ekonominë e vendit”, tha Shala.

“Bizneset po detyrohen të hyjnë në një treg të paqëndrueshëm, pa alternativa reale dhe me rrezikun e rritjes së kostove operacionale. Asnjë garanci nuk është dhënë se ky proces do të sjellë shërbime më cilësore për konsumatorët. Kjo rritje do të reflektojë edhe në një inflacion të lartë, veçanërisht për prodhimin vendor. Për Kosovën, ku tregu energjetik ka qenë shpesh subjekt i manipulimeve dhe skandaleve, ky hap është i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm”, tha Shala.

Ai tha se PDK nuk është kundër reformave dhe zhvillimit të tregut të energjisë, por ato duhet të ndodhin në kushte të drejta dhe transparente, ku interesi i qytetarëve dhe bizneseve vendore të jetë prioritet.

“Kjo do të thotë garantim i konkurrencës së vërtetë në treg, me më shumë furnizues dhe oferta të qarta për konsumatorët. Shtimin e kapaciteteve të reja prodhuese për të siguruar stabilitet dhe pavarësi energjetike. Krijimin e një mekanizmi mbrojtës për konsumatorët e ndjeshëm, për të shmangur goditjet e papritura në ekonomi familjare dhe biznese”, tha Shala.

“Ne nuk do të lejojmë që familjet dhe bizneset kosovare të jenë viktimat e radhës të eksperimenteve të gabuara ekonomike. Partia Demokratike e Kosovës do të përdorë të gjitha mjetet institucionale dhe ligjore për ta kundërshtuar këtë vendim të padrejtë, përfshirë kontestimin e tij në Gjykatën Kushtetuese”, tha Shala.

Shkrime të ngjashme

Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…