by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se java e ardhshme pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të deficitit të reshjeve që ka vazhduar që nga muaji shkurt.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se reshjet do të jenë të konsiderueshme, kryesisht në formë shiu në viset e ulëta, ndërsa në zonat malore pritet që reshjet të shoqërohen edhe me borë.
“Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë në përmirësim gradual. Megjithatë, në disa zona me infrastrukturë të dobët ekziston mundësia për vërshime të shpejta për shkak të intensitetit të reshjeve”.
“Era do të jetë e pranishme nga drejtimi jugperëndimor dhe verilindor, me shpejtësi mesatare dhe, lokalisht, të fortë”, thuhet në njoftim.
Moti i plotë për pesë ditët e javës:
E Hënë
Moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu .Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 16°C deri në 19°C. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 m/s.
E Martë
Parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat mund të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të zbresin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa maksimalet nga 15°C deri në 18°C. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.
E Mërkurë,
Do të mbajë mot i vranët dhe me kushte për riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 °C deri në 7°C, ndërsa maksimalet nga 13°C deri në 16°C. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga jugperëndimi.
E Enjte
Moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell . Vende-vende parashihen kushte për riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 9°C deri në 13°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s.
E Premte
Moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6C, ndërsa maksimalet nga 7°C deri në 11°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë nga drejtimi i veriperëndimit.
Gjatë gjashtë orëve të fundit në Kosovë janë raportuar gjithsej 80 vatra zjarri, nga të cilat 35 mbeten ende aktive, ndërsa 45 janë lokalizuar dhe janë nën kontroll. Situata më e vështirë paraqitet në Komunën e Klinës, ku zjarret vazhdojnë të shkaktojnë dëme në fshatrat Siqevë dhe Resnikë. Megjithatë, fatmirësisht deri tani nuk
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka deklaruar se kryeministri tash në detyrë, Albin Kurti është ftuar dy herë për të dhënë deklaratë lidhur me hetimet për rezervat shtetërore, por nuk është paraqitur. Sipas tij, Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata që Kurti të sillet me forcë, por kjo kërkesë nuk është aprovuar. Sipas
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka dhënë detaje të padëgjuara më parë për vendimin për tërheqjen e urdhër-arrestit ndaj Milan Radojiçiqit në vitin 2021, i cili ishte lëshuar në lidhje me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Kryeprokurori Blerim Isufaj tha se deklaratat e tij të mëhershme lidhur me këtë çështje mund
Disa persona kanë vdekur pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në jugperëndim të Gjermanisë, raportojnë mediat gjermane. Policia tha se të paktën tre persona u lënduan gjithashtu në aksidentin pranë qytetit Riedlingen në shtetin e Baden-Württemberg. Raportet thonë se pak më parë kishte pasur një stuhi në zonë, shkruan KFVA. Raportohet