Trump anulon lejet e sigurisë për Kamala Harris dhe Hillary Clinton

 

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka anuluar lejet e sigurisë për ish-rivalet e tij në zgjedhjet presidenciale, Kamala Harris dhe Hillary Clinton, si dhe një numër tjetër zyrtarësh të lartë.

“BBC” raporton se kjo lëvizje vjen pasi Trump në shkurt tha se ia ka anuluar lejen e sigurisë paraardhësit të tij në pushtet, Joe Biden.

Ai po ashtu ka anuluar këto leje edhe për anëtarët e tjerë të familjes Biden, transmeton Nacionale.

“Kam vendosur që më nuk është në interesin kombëtar që këta persona të kenë qasje në informacione të klasifikuara – ka thënë Trump.

Zakonisht, ish-presidentëve të ShBA-së dhe zyrtarëve të lartë të sigurisë, u lejohet mbajtja e këtyre lejeve për shkak të respektit.

Ish-sekretari amerikan, Antony Blinken dhe ish-ligjvënësit republikanë, Liz Cheney dhe Adam Kinzinger ishin po ashtu në këto lista, si dhe Fiona Hill, një ish-këshilltare gjatë administratës së parë të Trump.

Emrat e tjerë përfshijnë: Jake Sullivan, Lisa Monaco, Mark Zaid, Norman Eisen, Letitia James, Alvin Bragg, Andreë Weissmann dhe Alexander Vindman.

Trump më herët kishte tërhequr lejet e sigurisë për më shumë se dhjetra ish-zyrtarë të inteligjencës, të cilët ai i akuzoi për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020 në favor të Bidenit, pa ofruar prova.

Në vitin 2021, Biden – president në detyrë në atë kohë – e ndaloi rivalin e tij të mposhtur Trump që të kishte akses në informimet e inteligjencës duke përmendur si arsyetim “sjelljen e tij të çrregullt”.

Shkrime të ngjashme

Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…