by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar vizitën dy ditore në Kosovë, të cilën Dhomat e Specializuara ia mundësuan pas vdekjes së babait. Para pak qastesh, ai është larguar nga zyra e EULEX-it në Fushë Kosovë, ku ka qëndruar gjatë natës.
Derisa Thaçit po largohej nën masa të rrepta sigurie, grupi i te rinjve që ishin mbledhur për të protestuar thërrisnin emrin e tij dhe të UÇK-së.
Ky grup i te rinjve gjatë protestës mbanin në duar p1arullat: “S`kemi heronj për të sakrifikuar”, “Liria ka emër”, “Drejtësi” Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovës, ai është vizituar nga familjarët e tij.
Fillimisht, ai ka pasur një vizitë nga tre vëllezërit e tij dhe më pas është vizituar edhe nga bashkëshortja, Lumnije Thaçi. Pas vizitës, Gani Thaçi ka folur shkurt për media, duke thënë se ish-presidentit është mirë me shëndet.
“Është mirë me shëndet, s’kemi të drejtë me folë”, ka deklaruar ai.
Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, vetëm pas pesë ditësh që i vdiq babai, Gjykata Speciale, ia ka lejuar ardhjen në Kosovë.
Dje, fillimisht ai ka bërë homazhe te varri i babait, duke vendosi kurora lulesh. Më pas, ai është lejuar të shkoi në shtëpinë e tij, ku ka qëndruar me familjen e tij të ngushtë për disa orë. Në ditën e parë të vizitës se tij, jehonë të madhe ka bërë mesazhi që Thaçi kishte shkruar në kurorën që ka vendosur te varri i babait të tij.
“Te varri yt erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falenderoj të gjithë! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ishte shkruar në kurorë.
Fotografia e kurorës është shpërndarë nga qytetarë të shumtë e zyrtarë të të lartë të PDK-së.
Vizita e Thaçit të varri i babait të tij është shoqëruar me masa të rrepta të sigurisë. Njësia speciale e policisë se EULEX-it, të maskuar e me armë të gjata i kanë qëndruar pranë vazhdimisht.
Kjo ka nxitur reagime të shumta.
Madje, ish-eprori i UÇK-së, UK Lushi, ka thënë se këto masa tregojnë se ish-presidenti po torturohet nga Gjykata Speciale në emër të Kosovës.
Për këtë, ai ka kërkuar reagimin e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.
“Le ta dijë çdo njeri në botë që ky njeri është duke u torturuar në emër të Kosovës. Le ta dijë çdo shtetas i Kosovës që nuk reagon: prej Vjosa Osmanit, Albin Kurtit dhe çdo torturuesi tjetër nga Kuvendi, PDK dhe fëmija më i vogël në Kosovë, që Gjykata Speciale po e torturon njeriun tonë sepse ju po heshtni ndërsa torturat ndaj njerëzve tanë po bëhen në emrin e popullit të Kosovës. Si e keni ndërgjegjen dhe a do t’ju merr gjumi ndërsa heshtni miliona shtetas të Kosovës?”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.
Një incident që ka shkaktuar shqetësim të madh në rajon ka ndodhur këtë javë, kur një dron ushtarak rus, i dyshuar si pjesë e armatimit të përdorur nga Rusia në luftën në Ukrainë, u rrëzua në territorin e Lituanisë – një vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Sipas Shërbimit Shtetëror të Rojës
Bilal Kqiku, njëri prej të dyshuarve për vrasjen e kryer në mars të vitit 2024 në Kolovicë, duke tentuar t’i ikë arrestimit të Policisë së Kosovës ka rënë nga kati i katërt i një ndërtese në Lagjen e Spitalit në Prishtinë. Ai tashmë ndodhet në Emergjencën e QKUK-së në gjendje të rëndë, shkruan
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,3 për qind në muajin qershor 2025, krahasuar me muajin qershor 2024. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm energjia elektrike është shtrenjtuar 17.8 për qind në qershor 2025 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit
Dr. Victoria Rose, kirurge plastike e njohur nga Londra, përfundoi një turne vullnetarësh prej 21 ditësh në spitalin Nasser në Gaza, spitali i fundit kryesor që funksionon në pjesën jugore të enklavës. Ajo arriti në mëngjesin e 1 qershorit dhe pa nga afër pasojat e një masakre pranë një pike shpërndarjeje ushqimore, ku