Quni nuk e përjashton mundësinë e një koalicioni LDK – VV: Personalisht nuk kam vija të kuqe

Kandidati i LDK-së për deputet, Anton Quni, nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit të LDK-së me LVV-në për formimin e qeverisë së re.

Ai ka thënë se personalisht nuk ka vija të kuqe ndaj partisë së Albin Kurtit.

Unë nuk kam personalisht vija të kuqe për kundër gjitha atyre frustrimeve dhe konfuzioneve që janë shkaktu, këto janë çështje që diskutohen në organet më të larta të LDK-së”, ka thënë Quni për RTV21.

Ai ka bërë me dije se Kosovës i duhet një qeveria stabile.

Sipas tij, Qeverinë e re e presin sfida të mëdha.

Kërkesa e ndërkombëtarëve është shumë e arsyeshme nga fakti se në agjendën e cilës do qeveri do të jenë disa prioritete esenciale për të ardhmen e Kosovës, jo vetëm të Kosovës por edhe për rajonin me gjerë. Prandaj duke filluar nga partia fitues e cila do e ketë mundësinë ta ndërtojë koalicionin deri të opsionet tjera duhet ta kenë parasysh këtë fakt se një qeveri e radhës duhet të jetë kredibile për faktin se do menaxhoj procese shumë komplekse për të ardhmen e Kosovës.”, deklaroi Quni.

Shkrime të ngjashme

Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…