Haradinaj për Thaçin: Mendoj se sot në burg është Kosova

 

 

Kështu u shpreh Nasim Haradinaj, duke iu referuar ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili është i arrestuar nga Specialja.

Thaçi sot u lejua të vijë për vizitë te varri i babait të tij të ndjerë, dhe për një vizitë te familja.

“Është një ndjenjë e rëndë (të mos jesh në gjendje të ngushëllosh Thaçin). Ky është padrejtësisht i ndalun, ky dhe të gjithë ata atje janë të kidnapuar. Ajo që po më shqetëson është kur këta po mundohen me shit njerzillëk në një kohë jo të duhur duke u arsyetuar me disa masa sigurie, dhe ndërkohë duke thënë se e sollëm sot te familja. Te cila familje e sollët? Ku e sollën? E sollën në një vend ku është familja e tij, por ai s’ka hy si në familje. Atij sot, kjo siguri e tyre, shtëpinë e tij ia ka shndërruar në burg. Ata i kanë pasur policinë në dhomë, në korridor – gjatë gjithë kohës sa Thaçi ka biseduar me familjarët”, tha Haradinaj.

Ai tha se objekti i EULEX-it, ku tash gjendet Thaçi, “është identik sikurse dyert e burgut që janë në Scheveningen”.

Haradinaj tha se siguria që sot iu bë ish-presidentit Thaçi “është krejtësisht e panevojshme”.

Sipas tij, lejimi i Thaçit që të vijë sot në Kosovë është “vetëm për spektakël, rol dhe demonstrim të fuqisë dhe injorim e zhvleftësim të institucioneve të Kosovës”

Shkrime të ngjashme

Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…