Emiratet e Bashkuara zotohen për 1,4 trilion dollarë investime në ShBA, thotë Shtëpia e Bardhë

Emiratet e Bashkuara Arabe janë zotuar për një kornizë 10-vjeçare të investimeve me vlerë të 1,4 trilion dollarëve në Shtetet e Bashkuara, pasi zyrtarë të lartë të Emirateve të Bashkuara u takuan këtë javë me presidentin amerikan, Donald Trump, tha të premten një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Korniza e re “në mënyrë substanciale do t’i rrisë investimet ekzistuese të Emirateve të Bashkuara në ekonominë e ShBA-së” në infrastrukturën e inteligjencës artificiale, gjysmëpërçuesve, energjisë dhe prodhimit amerikan, i tha ky zyrtar agjencisë së lajmeve “Reuters”.

Sipas tij, marrëveshja rezultoi nga një takim që Trumpi e zhvilloi të martën me këshilltarin për siguri kombëtare të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Tahnoon bin Zayed, në Zyrën Ovale dhe nga një darkë që nënpresidenti JD Vance dhe disa anëtarë të kabinetit e patën me delegacionin e Emirateve të Bashkuara, ku bënin pjesë udhëheqës të fondeve sovrane të pasurisë dhe të korporatave në Emiratet e Bashkuara.

Në bazë të kushteve të kornizës, fondi i Emirateve të Bashkuara për investime, ADQ, bashkë me partnerin amerikan, Partnerët e Kapitalit të Energjisë, njoftuan një nismë 25-miliardëshe të përqendruar në ShBA për investime në infrastrukturën energjetike dhe në qendra të të dhënave, tha zyrtari amerikan.

ZRG-ja, krahu i investimeve ndërkombëtare i kompanisë shtetërore të naftës të Emirateve të Bashkuara, ADNOC, gjithashtu e njoftoi zotimin e vet për t’i mbështetur prodhimin dhe eksportimin e gazit natyror amerikan me një investim në qendrën për eksportimin e gazit të lëngëzuar natyror “NextDecade” në Teksas, shtoi ai.

Sipas tij, kompanitë kanë plane shtesë për të bërë investime substanciale në asete amerikane në fusha të ndryshme, përfshirë gazin, lëndët kimike, infrastrukturën e energjisë dhe zgjidhjet me nivel të ulët të karbonit

Shkrime të ngjashme

Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…