Drejtori i mjekësisë ligjore: Të gjithë viktimat në Koçan vdiqën nga asfiksia

Të gjitha viktimat në Koçan të Maqedonisë së Veriut, raportohet se kanë vdekur nga asfiksia që është shkaktuar drejtpërdrejt nga zjarri.

Kështu ka deklaruar drejtori i mjekësisë ligjore atje, Aleksandar Stankov, i cili në një konferencë për media foli për autopsitë dhe identifikimin e viktimave.

“Disa nga viktimat kishin djegie të shkallës së parë dhe të dytë, por tre persona kishin edhe djegie të shkallës së katërt. Katër persona kishin pësuar thyerje të brinjëve dhe u asfiksuan teksa po tentonin të iknin” – ka thënë ai.

Tutje, Stankov ka shtuar se ADN dhe analizimi i shenjave të gishtërinjve u përdor për të identifikuar viktimat.

“Aktualisht po kryhen analiza toksikologjike për të përcaktuar se çfarë gjendej në gjakun e viktimave, edhe pse sipas gjetjeve mikroskopike gjatë kryerjes së autopsive, shumica e tyre kishin monoksid karboni”.

“Nga 59 autopsitë e kryera, 70 për qind e viktimave ishin nga 16 deri në 29 vjeç, 16 ishin gra dhe 43 burra. Nuk dua të hyj në detaje pasi nuk janë kryer të gjitha analizat, por ka pasur viktima me thyerje të brinjëve dhe shenja të presionit që kanë çuar në asfiksi” – ka thënë ai.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…