‘Negociatat me BE mbyllen në 2027’- Raporti i PE konfirmon ambicien e Shqipërisë

 

 

Në raportin e zbardhur të Parlamentit Evropian për Shqipërinë rikonfirmohet ambicia e qeverisë për mbylljen e grupkapitujve të integrimit brenda vitit 2027. Po ashtu në draft theksohet rëndësia për konsensus të gjerë politik për çuarjen përpara të reformave të kërkuara, teksa vlerësohet edhe qëndrimi në një linjë me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.

“Përshëndet angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin në BE, duke reflektuar konsensus në mesin e partive politike dhe mbështetje dërrmuese në mesin e qytetarëve, dhe e përgëzon atë për harmonizimin e plotë e të qëndrueshëm me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe promovimi i rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”.

Në raport vlerësohet progresi që Shqipëria ka bërë në sundimin e ligjit dhe demokracisë, por shpreh shqetësim për ndërhyrjet e mundshme mbi gjyqësorin.

“Vlerëson përparimin e bërë në reformën në drejtësi, përfshirë procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (procesi i vetingut), i cili është përfunduar në shkallë të parë. Megjithatë, shpreh shqetësim për ndërhyrjet e mundshme politike dhe presionin mbi sistemin gjyqësor. Thekson rëndësinë e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Kundër Krimit të Organizuar (SPAK) në ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë”.

Dy ditë më parë, edhe grupi social demokrat në Parlamentin Evropian rikonfirmoi mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë. Sipas tyre, pese janë sfidat kryesore për vendin tonë, polarizimi politik, reformat antikorrupsion, reforma zgjedhore, pavarësia e medias dhe mbrojtja e mjedisit, por sipas të majtëve të moderuar evropianë, këto janë objektiva realiste për ta anëtarësuar Tiranën brenda 2030-ës në Bashkimin Evropian.

Shqipëria është në pritje për mbajtjen e konferencës së katërt qeveritare për grupkapitujt e Tregut të Brendshëm, Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse. Ndërsa në fund të vitit të kaluar janë hapur negociatat për Themeloret dhe Marrëdhëniet me jashtë.

Shkrime të ngjashme

Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…