Dyshime se VV bëri dallavere me vota: Prokuroria ka autorizuar policinë për mbledhjen e provave

 

 

 

Nënkryetarja e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili tash e disa ditë po publikon video në rrjetet e saja sociale, nga ku aludohet se Vetëvendosja manipuloi me votat e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ato video tashmë do të jenë në duar të organeve kompetente, pasi prokuroria e ka konfirumar një gjë të tillë.

Prokuroria, më 20.03.2025 ka konfirmuar për KALLXO se ka autorizuar Policinë që të grumbullojë informacione.

Lidhur me pyetjet të cilat i keni parashtruar, Prokuroria Themelore në Prishtinë ju njofton se ka lëshuar autorizim organeve të policisë për mbledhjen dhe grumbullimin e të gjitha informacioneve në lidhje me ngjarjen aktuale”

Shkrime të ngjashme

Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…