Bastisja në Ministrinë e Bujqësisë: A ia arrestoi Pecit policia “punëtorin e vitit”?

 

 

Gjatë ditës së enjte ka pasur bastisje në Ministrinë e Bujqësisë, e cila drejtohet nga Faton Peci. Bashkë me zyrtarët policorë, nga objekti është parë duke dalë edhe një zyrtar i këtij institucioni, Bedri Dobra.

Nuk dihet ende nëse Dobra është arrestuar, megjithatë, edhe në pamjet e Nacionales ai shihet i shoqëruar për në veturë nga zyrtarët policorë. Në vitin që lamë pas, Peci e kishte shpallur Dobrën si “Punëtori i vitit”.

Ai sipas një postimi të Ministrisë së Bujqësisë, ka qenë ushtrues detyre i shefit të Divizionit për Përkrahje Direkte, Politika Tregtare dhe Tregje.

“Bedri Dobra – Punëtori i vitit në MBPZHR!

Profesionalizmi, përkushtimi, vullneti, dëshira dhe gatishmëria për të gjetur zgjidhje; e karakterizojnë një zyrtar si Bedriu” – thuhej në këtë postim.

Sipas gazetarit Lirim Mehmetaj, Dobra u mor nga policia pas bastisjes.

Gazeta ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë për të mësuar më shumë detaje rreth këtij rasti, megjithatë, deri në këto momente nuk kemi marrë përgjigje.

Shkrime të ngjashme

Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…