Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të benzinës dhe gazoilit, pas rënies së çmimeve në bursën ndërkombëtare të Mesdheut. Çmimi maksimal me pakicë i gazoilit shkon në 203 lekë për litër, ndërsa benzinës në 175 lekë për litër. Vendimi hyn në fuqi sot në orën 18:30 dhe do të monitorohet nga autoritetet për zbatimin rigoroz.