Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke zhvilluar një aksion nën dyshimin për dallavere me patentë shoferë. “Betimi për Drejtësi” merr vesh se në këtë aksion pritet të ketë arrestime. Po ashtu, bëhet e ditur se në këtë rast ishin zhvilluar masa të fshehta për një kohë.