Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme Gjermane, Michael Reiffenstuel, ka përgëzuar Emisarin danez Sorensen dhe ka “falënderuar të gjithë ata që u angazhuan në mënyrë konstruktive për të siguruar ofrimin e vazhdueshëm të shërbimeve publike në Kosovë”. Ai në rrjetin “X”, tutje ka shkruar: “Ne mirëpresim dhe mbështesim plotësisht përpjekjet për të përdorur momentumin e ri në Dialog për të zbatuar plotësisht marrëveshjet…