Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur fajtor Jon Hotin për vrasjen e Albison dhe Rexhep Shlivovës, duke e dënuar atë me 24 vite e 6 muaj burgim. Ngjarja tragjike kishte ndodhur më 13 nëntor të vitit 2024 në qytetin e Klinës, shkruan Gazeta KFVA. Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë,
Policia e Kosovës është duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për ofrimin e informatave me autorizim nga prokuria kompetente. Sipas një njoftimi bëhet e ditur se personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në vjedhje. “Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat
Një vajzë raportohet se ka rënë nga një ndërtesë në Fushë Kosovë. Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka deklaruar se gjendja e saj është e rëndë dhe është në trajtim e sipër në emergjencë. ” Gjendja e saj është e rëndë është në trajtim e sipër ende në emergjencë”, ka deklaruar Syla.
Policia e Kosovës ka arrestuar 11 të dyshuar në disa komuna pas operacionit “Patenta”, shkruan KFVA. Siç thuhet në njoftimin e Policisë ata dyshohen për ’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Komunikata: Policia e
Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Ulpiana të Prishtinës, ku një person është gjetur i shtrirë në tokë dhe i gjakosur, pranë vendit të njohur si “Fontana”, mëson KFVA. Sipas informacioneve fillestare, rreth orës 06:15 të datës 29 maj 2025, është raportuar për
Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të 28 majit në disa lokacione të Prishtinës, ku janë bastisur tetë adresa të ndryshme nën dyshimin për trafik të armëve dhe substancave të ndaluara, mëson gazeta nga burimet brenda hetuesisë. Ky aksion është udhëhequr nga Sektori i Hetimeve i Departamentit
Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, të akuzuar për rastin e vrasjes së biznesmenit nga Prishtina, Bedri Rexhepi, janë gjetur fajtor nga Gjykata e Prishtinës duke u dënuar të dy me burgim të përjetshëm. Jeton dhe Nexhat Vllasaliu akuzohen se kanë vrarë në bashkëkryerje e më pas e kanë zhdukur trupin e Rexhepit i cili
Prokuroria Speciale e Kosovës e ka konfirmuar se po zhvillon aksion ndërlidhur me Ministrinë e Bujqësisë. Prokuroria ka bërë të ditur se dyshimet janë pas raportimeve për fabrikën e mbetjeve shtazore, përcjell KFVA. “Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është duke zhvilluar bastisje në katër lokacione.
Gazeta mëson ekskluzivisht nga burime brenda sistemit të drejtësisë se mbrëmë është arrestuar një person ndaj të cilit ishte lëshuar urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë – dega në Fushë Kosovë. Bëhet fjalë për Burim Makollin, 42-vjeçar, i cili është ndaluar nga njësia patrulluese e Stacionit Policor në Fushë Kosovë, më 26 maj 2025
Gazeta mëson nga burime brenda sistemit të drejtësisë se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Vrellë të Istogut, ku një i ri ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit. Bëhet fjalë për A. M. 19-vjeçar, i cili është dërguar fillimisht në Emergjencën e