• Mon. Oct 13th, 2025

‘A po e përcjell më kush’ – Kuvendi njofton për vazhdimin e seancës nesër prej orës 10

Bykfvanews

May 6, 2025

 

 

Pas njëmbëdhjetë tentativa prej 15 prillit deri më 5 maj, Kuvendi i Kosovës ende s’ka arritur të konstituohet. VV si parti e parë nuk po arrin të krijojë shumicën për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit, shkruan Gazeta dhe Agjencia e Lajmeve KFVA.


As dje nuk arriti të konstituohet Kuvendi, meqë VV këmbënguli që të ndërrohet mënyra e votimit dhe të bëhet e fshehtë.

Sidoqoftë, votat nuk i pati për krijimin e komisionit që do ta mundësonte këtë proces, duke siguruar veç 56 sosh.

Kuvendi dha njoftimin se sërish do të vazhdojë seanca konstituive më 7 maj, pra nesër, nga ora 10./KFVA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *