• 24 Nëntor 2025 07:19

Babai tenton vetëvrasje pas aktit monstruoz – Vrasja e vajzës dhe therja e gruas dhe vajzës tjetër në Prizren!

Maj 6, 2025

 

 

Një tragjedi familjare ka tronditur qytetin e Prizrenit, ku një shtetas turk dyshohet se ka privuar nga jeta vajzën e tij dhe më pas ka tentuar të vetëvritet.


Burime të Gazetës konfirmojnë se personi i dyshuar është Mehmet Görenç, i cili pas aktit makabër ka tentuar të marrë edhe jetën e tij, duke pësuar lëndime të rënda. Ai aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 06.05.2025, në një banesë në qytetin e Prizrenit, ku Görenç dyshohet se e ka vrarë vajzën e tij, për arsye që aktualisht janë objekt hetimi. Vajza ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, forenzika dhe prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve për veprën penale “Vrasje e rëndë”./KFVA/

 

Kasaphanë brenda mureve të shtëpisë – Gruaja theret nga bashkëshorti, vajza vdes, tjetra lufton për jetën!