• 24 Nëntor 2025 07:20

Kasaphanë brenda mureve të shtëpisë – Gruaja theret nga bashkëshorti, vajza vdes, tjetra lufton për jetën!

Maj 6, 2025

 

 

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Prizrenit, ku një person ka therur për vdekje vajzën e tij 15 vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyçi.

“Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, tha ai.

Bytyçi tha dyshohet se burri ka therur me thikë gruan e tij, dhe dy vajzat.

Po ashtu, ai tha se edhe vajza tjetër 10 vjeçare  është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

I dyshuari tashmë është arrestuar.

Zëdhënësi i Policisë tha se i dyshuari dhe viktimat kanë shtetësi turke.

 

Gjaku i vajzës mbi duart e të atit – 15-vjeçarja theret për vdekje, motra 11-vjeçare lufton për jetën!