Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi liderët botërorë lidhur me pjesëmarrjen e tyre të mundshme në ceremoninë tradicionale të 9 majit në Moskë.
Ai tha se, për shkak të luftës në vazhdim, Ukraina nuk mund të garantojë sigurinë e askujt që do të udhëtojë drejt kryeqytetit rus për paradën.
Sipas Zelenskit, dyshohet se në këtë ditë Putini mund të krijojë shumë plane që të nxjerrë keq Kievin.
“Askush nuk e di se çfarë do të bëjë Rusia atë ditë. Ai Putini mund të krijojë zjarre, shpërthime apo provokime, e pastaj të na fajësojë ne,” tha Zelensky.
© 𝗞𝗙𝗩𝗔 – 𝗮𝘁𝘆 𝗸𝘂 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗽ë𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷ë𝘀𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗲 𝘃ë𝗿𝘁𝗲𝘁𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗼𝗺𝗽𝗿𝗼𝗺𝗲𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗸𝘂𝗿𝗿ë!