Sot është ndarë nga jeta Martin Hajdari, pronari dhe themeluesi i lokalit të njohur “Te Martini” në Prishtinë, raporton Gazeta KFVA.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur familjarë dhe të afërm përmes rrjeteve sociale.
Lokali “Te Martini”, i hapur që nga viti 1995, ka funksionuar për më shumë se tri dekada dhe është konsideruar si një prej vendeve më karakteristike të kryeqytetit, veçanërisht në zonën e njohur si “kafet e rakisë”. Për shumë qytetarë, ky lokal ka qenë pjesë e pandashme e identitetit urban të Prishtinës.