Policia e Kosovës ka njoftuar se dy zyrtarë të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut janë suspenduar përkohësisht nga detyra, me vendim të Drejtorit Rajonal të Policisë, transmeton KFVA.
Sipas komunikatës zyrtare, masa e suspendimit për 72 orë është marrë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, më 3 maj 2025, si një veprim fillestar ndaj dyshimeve për përfshirjen e tyre në shkelje disiplinore.
© 𝗞𝗙𝗩𝗔 – 𝗮𝘁𝘆 𝗸𝘂 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗽ë𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷ë𝘀𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗲 𝘃ë𝗿𝘁𝗲𝘁𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗼𝗺𝗽𝗿𝗼𝗺𝗲𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗸𝘂𝗿𝗿ë!