• Sun. Oct 12th, 2025

Gjuha e ish-diplomates ndaj opozitës: Veç njëri është hajvan, votat nuk mund t’i sigurojnë jashtëtokësorët

Bykfvanews

May 3, 2025

 

 

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, pas ndërprerjes së seancës konstituive, doli me deklarata thumbuese ndaj opozitës, duke përmendur edhe “jashtëtokësorët” si metaforë për mungesën e mbështetjes politike.

“Ka vetëm dy alternativa: ose qeverinë e bën koalicioni fitues, ose opozita me Listën Serbe. Nuk mund të vijnë jashtëtokësorët të sigurojnë vota për opozitën”, u shpreh Gërvalla.

Ajo mbrojti gjithashtu votimin e fshehtë, duke e cilësuar si “instrumentin më demokratik”.

Sa i përket deklaratës së Albin Kurtit, i cili e quajti opozitën “hajvanë”, Gërvalla tha se epiteti ishte adresuar vetëm ndaj një individi që kishte premtime të pakufizuara dhe jorealiste.

Askush nuk i ka quajtur deputetët hajvan. Ju e dini fort mirë që është quajtur një person i cili ka bërë premtime, të cilat e tejkalonin jo vetëm shumën e buxhetit të shtetit, por e tejkalonin edhe shumën e gjithë GDP-së së Republikës së Kosovës. Në atë kontekst është përdoru ajo fjalë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *