• Sun. Oct 12th, 2025

PDK e konfirmon, s’ka votë për Albulena Haxhiun

Bykfvanews

May 3, 2025

 

 

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se PDK s’ka votë për kandidaturën e VV-së për kryetare të Kuvendit, meqë sipas tij Haxhiu s’është dinjitoze.

Ai ka përmendur gjuhën e ashpër dhe qasjen që Haxhiu ka përdorur ndaj partive opozitare.

“Sa i përket PDK-së qëndrimi është i njëjtë. S’ka votë për dikë që s’është i denjë për pozitën e kryetarit të Kuvendit”, ka thënë Qalaj.

Sa i përket ndërrimit të formës së votimit, Qalaj ka thënë se qëndrimi i PDK-së do të mbetet i njëjtë si në seancën e kaluar.

“Për formën e votimit, prapë votimi do të jetë i njëjtë”, ka thënë Qalaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *