• Sat. Oct 11th, 2025

“Asnjë Cent Më Shumë” sot dorëzon padi kundër ZRRE-së për rritjen e tarifave të energjisë

Bykfvanews

May 2, 2025

 

 

Grupi “Asnjë Cent Më Shumë” sot me fillim nga ora 11:00 do të dorëzojë zyrtarisht padi kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në lidhje me vendimin e fundit për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

Kështu u bë e ditur përmes një komunikate për media ku ndër të tjera thuhet se padia do të dorëzohet në Gjykatën Themelore të Prishtinës – Pallati i Drejtësisë, transmeton KFVA.

“Pas dorëzimit të padisë, përfaqësues të grupit do të japin një deklaratë për media, ku do të shpjegohen bazat ligjore të padisë dhe pasojat që ky vendim i ZRRE-së po shkakton mbi mirëqenien e qytetarëve”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *