• Fri. Oct 10th, 2025

Formimi i institucioneve, Kryeziu: Nëse nuk ndërhyn Osmani, ndërhyn Administrata amerikane

Bykfvanews

May 1, 2025

 

 

Kadri Kryeziu, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ka folur për bllokimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, dhe për mosformimin e Qeverisë.

Në Klan Kosovës, ai ka pohuar se nëse nuk ndërhynë presidentja Vjosa Osmani nëse për një periudhë nuk formohen institucionet e reja të vendit.

“Presidentja është me kompetenca neutrale, pra karakteri i saj është karakteri i unitetit, në situata të caktuara ajo e ka për detyrë për t’i ndihmuar që të krijohen institucionet.

Ajo duhet të jetë shumë aktive, ajo e ka dhënë betimin në parlament,  nëse jo atëherë ndërhyjnë forcat jashtme, respektivisht administrata amerikane. Kur nuk ndërhyn Osmani, Amerika ndërhyn”, ka thënë Kryeziu.

 

 

© 𝗞𝗙𝗩𝗔 – 𝗮𝘁𝘆 𝗸𝘂 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗽ë𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷ë𝘀𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗲 𝘃ë𝗿𝘁𝗲𝘁𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗼𝗺𝗽𝗿𝗼𝗺𝗲𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗸𝘂𝗿𝗿ë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *