• 24 Nëntor 2025 00:27

Hakohet llogaria e UEFA-s para ndeshjes mes Barcelonës dhe Interit

Pri 30, 2025

 

Llogaria zyrtare e Ligës së Kampionëve të UEFA-s në Instagram u hakua së fundmi përpara ndeshjes midis Barcelonës dhe Interit.

Mashtruesit u përpoqën të përdornin llogarinë e federatës për t’u mashtruar njerëzve duke u marrë paratë.

Një postim u bë në Instagram me mbishkrimin: “Prezantimi i UEFA Unity Coin ($UUC) – monedha zyrtare dixhitale e UEFA Champions League, duke ripërcaktuar angazhimin e tifozëve në futboll dhe Web3”.

Postimi kishte gjithashtu një kod të çuditshëm të shkruar në fund, gjë që e bëri edhe më të qartë se ishte një përpjekje mashtrimi nga hakerat.

UEFA arriti të rikuperojë llogarinë e saj dhe ta fshijë këtë postim përpara se të shkaktojë dëm ose humbje për ndonjë tifoz.