• Fri. Oct 10th, 2025

Presidentja u kërkoi emrat e anëtarëve për KQZ: VV’së nuk i ngutet, partitë e tjera e kryejnë obligimin

Bykfvanews

Apr 30, 2025

 

 

Një javë më parë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkur nga partitë politike që të dërgojnë propozimet e tyre për anëtarë të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Këtë obligim e kanë kryer të gjitha partitë, përveç Vetëvendosjes, raporton KFVA.

Siç merr vesh Periskopi nga burimet e veta, Vetëvendosje ende nuk ka dërguar emrat, që sipas Ligjit grupet parlamentare/subjektet politike brenda afatit prej shtatë (7) ditësh i dërgojnë propozimet e tyre dhe emërimi nga presidenti bëhet brenda pesë (5) ditësh nga dërgimi i propozimeve.

Kujtojmë se në mandatin e kaluar Vetëvendosje, anëtarë në KQZ ka pasur Alban Krasniqin dhe Sami Kurteshi.

Ndërkohë emrat e PDK për anëtarë në KQZ janë: Arianit Elshani dhe Ilir Gashi.

Nga LDK: Sami Hamiti

AAK: Ibrahim Selmanaj.

 

 

 

© 𝗞𝗙𝗩𝗔 – 𝗮𝘁𝘆 𝗸𝘂 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗽ë𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷ë𝘀𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗲 𝘃ë𝗿𝘁𝗲𝘁𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗼𝗺𝗽𝗿𝗼𝗺𝗲𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗸𝘂𝗿𝗿ë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *