• 24 Nëntor 2025 00:19

Përleshje me thika në Emshir, lëndohen dy persona – Policia jep detaje

Pri 30, 2025

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur sot në lagjen Kalabria në Prishtinë, ku si pasojë dy persona janë therrur me thikë.  

Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

‘‘Rreth orës 13:00, është raportuar për një përleshje në mes të disa personave në lagjen Kalabria, në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është  bërë e ditur se për pasojë  dy persona kanë marrë lëndime nga arma e ftohët (thika)”, ka deklaruar Borovci.

Ai bëri me dije se personat e lënduar janë dërguar për tretman në QKUK, teksa hetimet po vazhdojnë për sqarimin e plotë e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

“Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia në mënyrë aktive ka vijuar punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, të cilat  kanë  rezultuar me identifikimin e të dyshuarit i cili më pas është paraqitur në polici. Aktualisht  në koordinim me prokurorin e shtetit po vazhdon puna policore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen’’, ka shtuar Borovci