• Sat. Oct 11th, 2025

Përplasja për sheshin “Xhorxh Bush”, Rama ia kthen Çekut: Ju rrini duke i blloku institucionet qendrore e lokale – ne po punojmë

Bykfvanews

Apr 29, 2025

 

 

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas veprimeve të fundit të Komunës së Prishtinës, e cila rinisi punimet për ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush”, pavarësisht se Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore i kishte ndërprerë këto punime dy herë radhazi.

Çeku në reagimin e tij përmendi edhe kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të cilin tha se “Sa herë që Përparimi e bën fort bërllog punën, në ndihmë i vjen Lumiri”.Kjo, sipas Çekut, ndodh sepse “ata janë se bashku në marifetet e tyre të jashtëligjshme, në projektet e kryeqytetit”.

E Rama në një kundërpërgjigje ka akuzuar ministrin Hajrulla Çeku se po ndalon projektet në Prishtinë.

Në reagimin e tij, ai ka shkruar se ata po bllokojnë institucionet qendrore e lokale.

“Që bllokada ka qenë totalisht politike e tregon edhe reagimi i fundit i ministrit Çeku! Hajrulla, ju rrini duke i blloku institucionet qendrore e institucionet lokale – ne po punojmë! Sheshi “Xhorxh Bush”, ka shkruar Rama./KFVA/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *