• 23 Nëntor 2025 22:50

Spektakël i madh në Ligën e Kampionëve: Arsenali dhe PSG përballen sonte në gjysmëfinale

Pri 29, 2025

 

 

Jemi edhe zyrtarisht në pjesën e fundit dhe më të bukur të Ligës së Kampionëve.

Sonte, me fillim nga ora 21:00 zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale, shkruan KFVA.

Në ‘Emirates Stadium’, Arsenali e pret skuadrën e PSG-së, me të dy skuadrat që kanë pasur një edicion fantastik deri më tash.

‘Topçinjtë’ e Artetas eliminuan në çerekfinale Real Madridin, kurse parisienët ia dolën ndaj Aston Villës, derisa paraprakisht kishin eliminuar edhe një skuadër tjetër angleze, Liverpool-in.