• Sat. Oct 11th, 2025

Kapni çadrat ose syzet e diellit: Ja si do na surprizojë moti ditëve në vijim!

Bykfvanews

Apr 28, 2025

 

 

Të Martën në Kosovë pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale. Do të fryjnë erëra të freskëta nga verilindja, ndërsa atmosfera do të jetë tërësisht stabile. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 21 apo 22 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të martën por ashtu pritet stabilitet atmosferik, kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta.

Nga e Mërkura na pret mot kryesisht me diell dhe me rritje të mëtutjeshme të temperaturave, ndërsa afër fundjavës me zhvillime lokale të vranësira, por pa ndonjë reshje signifikante. Parashihen rrebeshe në zona të izoluara.

Fundjava e nxehtë dhe kryesisht me diell, por me mundësi për rrebeshe të izoluara./KFVA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *