Deputeti i LDK, Arben Gashi u shpreh para mediave se partitë s’po e kanë vullnetin për zgjidhje. Ai tutje tha se kjo situatë aktuale është për keqardhje, raporton gazeta KFVA.
“Por pres që të gjitha partitë politike, duke filluar nga LVV-ja të bëhen më të përgjegjshme dhe të bëjnë një zgjidhje”, ka thënë ai.
Sipas tij, aktualisht presidentja s’ka kompetenca për të zgjidhur çështjen. “Është kryekëput e partive”, ka thënë ai.
Gashi tutje ka thënë se ka mendim “pak më ndryshe” për qëndrimin e partisë së tij për ngritjen e kallëzimit penal ndaj ministrave të Qeverisë Kurtit për ushtrimin e detyrës edhe në qeveri në kohën sa ishin të betuar si deputetë.
“Kam mendim pak më ndryshe për këtë çështje. Sa i përket kësaj mendoj se nuk është publike akoma”, ka thënë ai.