• Sun. Oct 12th, 2025

Kraki: PDK, LDK dhe AAK s’kanë drejt me blloku konstituimin e Kuvendit

Bykfvanews

Apr 27, 2025

 

 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të mblidhen për vazhdimin e seancës konstituive të legjislaturës së nëntë.

Në përpjekjen e shtatë për të zgjedhur trupat e organit legjislativ, deputetë të Grupit Parlamentar të LVV-së, nuk treguan nëse kanë siguruar votat për ta zgjedhur deputeten Albulena Haxhiu si kryeparlamentare.

Deputet i Guxo, Nezir Kraki, i cili ka garuar nën siglën e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit tha se partitë e tjera parlamentare nuk duhet të bllokojnë konstituimin e Kuvendit, rrjedhimisht edhe nisjen e afateve për formimin e qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *